Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë lëshon urdhërin: Të merren masa për tu mbrojtur nga virusi

Pas shpalljes së emergjencës shëndetësore në Kinë, e cila u shpall një ditë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhër për institutin e Shëndetit Publik, ku i kërkon të merren masa parapërgatitore për tu mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.

Ndonëse Shqipëria konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët përsa i përket përhapjes së koronavirusit, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute, në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhëri specifikon që Instituti i Shëndetit të Publik të përgatisë përkufizimin e rastit, kur një pacient konsiderohet i prekur nga koronavirus në mënyrë që ta kenë të qartë të gjithë mjekët. Gjithashtu kërkohet edhe një udhëzues për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Nga ana tjetër në Aeroportin e Rinasit një ekip Inspektoriatit Shëndetësore Shtetëror nga aeroportet e tjera.

Madje sipas zyrës së komunikimit në Aeroportin Nënë Tereza është gati edhe një ambient i posaçëm për të izoluar ndonjë rast të mundshëm apo të dyshuar. Por sipas ekspertëve, risku I depërtimit të virusit është I vogël, pasi ne nuk kemi linja ajrore direkte me Kinë dhe se udhëtarët që vijnë në vendin tonë skanohen më parë në aeroportet nga vijnë./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME