Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat për 24 orët e fundit, 7 raste në Vlorë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME