Categories Lajme

Ministrja Balluku rrëfen shenjat që përjetoi nga korona

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për betejën me koronavirusin duke zbuluar se cilat ishin mesazhet e para që i erdhën pasi të gjithë e mësuan se ishte e infektuar. Në intervistën për “Top Talk”, u shpreh se iu shfaqën shenja të lehta të sëmundjes dhe 8 ditët e para ishin tepër të vështira për të.

Megjithatë nuk i munguan mesazhet me receta nga pacientë të tjerë që ishin shëruar nga sëmundja. Për këtë Balluku thotë se u konsultua me mjekë dhe këtë i sugjeron të gjithëve.

“Askush nuk mund të thotë që është një përvojë e lehtë për ta kaluar, pavarësisht se unë i kisha simptomat e lehta, edhe temperatura e moderuar disi, edhe më pas nuk kam pasur këto simptomat e rënda të dhimbjeve të trupit. Megjithatë do të thoja që ka qenë një 8 ditësh intensiv aspak i këndshëm, do të ishte mirë që të gjithë ju që nuk jeni infektuar, të merrnit masa dhe të përkujdeseni për t’u mos infektuar nga koronavirusi. Jam ndjekur në shtëpi dhe nga mjekë. I falenderoj të gjithë ata që u kujdesën për mua gjatë asaj periudhe. Ditën e parë që u sëmura, filluan të më vinin në telefon receta nga pacient të mëparshëm.

Unë mendoj që rastet janë të ndryshme nga njëri-tjetrit, kështu që i jam drejtuar mjekëve, jam ndjekur nga ata, absolutisht kam bërë çfarë kanë thënë ata. Nuk kam eksperimentuar me medikamente që nuk duhej përdorur. Dy gjëra dua të theksoj, e para ruhuni nga ky virus nuk është aq i lehtë sa thonë, mundohuni të respektoni masat që duhen marrë”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME