Categories Showbiz

Miqësi apo më shumë? Kledi i hedh ‘benzinë zjarrit’ për raportin me Sheilën

U panë shpesh shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më vonë Sheila publikoi një videoklip me Kledin si model kryesor. Kështu, u mendua se marrëdhënia e tyre kishte qenë e gjitha punë dhe u shuajtën fjalët se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP” mund të kishin nisur një lidhje.

Megjithatë, me deklaratat e tij të fundit Kledi i ka hedhur sërish benzinë zjarrit lidhur me Sheilën. Në një intervistë për “Prive”, i pyetur për statusin e tij, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë thjesht “No Comment”.

“Raporti me Sheilën, miqësi apo më shumë”, ishte pyetja tjetër, ndërsa Kledi u përgjigj: “Miqësi, e përzier”, tha ish-banori, duke shtuar sërish dyshimet.

Duket se raporti i tij me ish-partneren Khaula është prishur pas daljes së tij nga “BB VIP”. Nga kërkimet kemi vënë re se ata as nuk ndiqen më në Instagram.

“Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo.

Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- ka rrëfyer ai më herët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME