Categories Showbiz

Miqtë e Miley-t dhe Liam zbulojnë arsyet pse çifti është ndarë

Ndarja mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth erdhi shumë e papritur për publikun, duke qenë se ata të dy dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin. Pavarësisht se Liam i uroi lumturi dhe shëndet Miley-t, duket se ndarja mes tyre ka qenë shumë e ashpër.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “TMZ” se ata nuk mund ta shohin njëri-tjetrin në sy dhe miqtë e të dyve kanë zbuluar disa nga arsyet e mundshme të ndarjes. Persona të afërt të Miley-t kanë thënë se ajo është përpjekur ta shpëtojë martesën dhe se faktori kryesor i ndarjes ka qenë pirja e alkoolit e përdorimi i lëndëve jo të ligjshme nga ana e Liam.

Ndërsa miqtë e Liam kanë treguar një tjetër anë të medaljes. Ata thonë se historia e përdorimit të alkoolit dhe lëndëve të tjera është krijuar për të maskuar të vërtetën e ndarjes.

Sipas tyre fajtorja kryesore ka qenë Miley, pasi ajo është treguar e pabesë dhe ka tradhtuar. Gjithashtu ata kanë treguar se këngëtarja e ka shpikur vetë faktin se kanë qenë të ndarë prej kohësh, sepse në të vërtetë i dhanë fund marrëdhënies në momentin kur dolën fotot e saj duke u puthur me Kaitlynn Carter.E vërteta nuk dihet ende plotësisht dhe pritet që në një moment Miley dhe Liam të shpjegojnë vetë gjithçka çfarë ka ndodhur. Ata të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë 8 muaj para ndarjes dhe kanë gati 10 vite që njihen me njëri-tjetrin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME