Categories Lajme

Mira Kazhani heq dorë nga rroga 83 mijë lekë

Gazetarja Mira Kazhani ka hequr dorë nga puna si specialiste pranë UKT-së. Newsbomb.al shkruan se gazetarja e ka marrë këtë vendim ditë ne sotme, disa orë pasi sqaroi edhe situatën e saj pranë institucionit publik. Ndërkohë arsyet e dorëheqjes nuk bëhen ende me dije. Dy ditë më parë u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT.

Vetëm pasditen e sotme erdhën reagimet e para zyrtare nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili kërkoji edhe ndjesë për faktin që nuk kishte dhënë sqarime të mëparshme.

Gazetarja Mira Kazhani, me anë të një shkrimi të gjatë pranoi se është punësuar pranë UKT-së, teksa shkruante se nuk i del paga e saj si gazetare dhe se kjo është e vetmja arsye që e shtyn Mirën të bëjë 2 apo më shumë punë. Bieta Sulo, nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë situatë, por vetëm përshëndeti ndjekësit në rrjetet sociale.

E punësuar pranë UKT-së ka rezultuar edhe Elona Meço, por edhe nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim. Kjo ngjarje u shoqërua me një bujë të madhe në rrjetet social dhe gazetaret nuk u kursyen aspak nga faqet e memeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME