Categories Lajme

Miratimi i marrëveshjes për Portin e Durrësi t/ Rama: Motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Shqipërinë

Mbrëmjen e djeshme është miratuar me 76 vota pro marrëveshja për Portin Turistik të Durrësit vetëm me votat e socialistëve.

Lidhur me këtë lajm, Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur kënaqësinë e miratimit të marrëveshjes.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Porti Turistik do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë.

“Me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Ky projekt do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2. Parashikohen 12 000 apartamente dhe 2 hotele me 850 dhoma në total. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro.

Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgjat 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitojë gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME