Categories Lajme

Miratohet bonusi i qirasë për 606 familje të tjera

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme listën e radhës për bonusin e qirasë për 606 familje të tjera, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmeti. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit, ndërsa deri më tani, ka shkuar në 1794 numri total i familjeve që e përfitojnë. “Më vjen mirë që deri sot kemi dhënë 1188 bonuse qiraje, pra qira të plota 100%. Kemi qenë me kryeministrin në disa prej tyre edhe vetëm ideja që janë tashmë në një shtëpi më të mirë, fakti që kanë lënë një pallat që është shpallur i pabanueshëm dhe për të kaluar në një pallat të ri, ku në një pjesë të madhe u kanë tepruar nga qiraja duke qenë se qiratë në Kinostudio, Kombinat janë modeste, janë tashmë më mirë edhe pse kjo është një zgjidhje afatshkurtër.

Dhe besoj që zgjidhja afatgjatë i ndërtimit të lagjeve të reja sigurisht do të vijmë këtu me propozimet kur ti kemi dizenjot finale të atyre projekteve do të jetë një situatë akoma më e mirë. Por për ta mbyllur këtë projekt ashtu siç kemi premtuar para festave që ti gjejnë njerëzit e strehuar sot do të kalojmë edhe 606 bonuse qirash të tjera dhe në total do të shkojmë 1794”, tha Veliaj. Gjithashtu ai bëri të ditur se pjesë e listës së familjeve dhe personave që do të trajtohen me bonus qiraje janë edhe ata që kanë qenë të strehuar në 10 godinat e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Kemi futur në trajtim edhe studentët e UB edhe pse nuk janë rezident. Fakti që janë konviktorë do të thotë s’janë banorë në Tiranë, ua them pse? Së pari për njerzillëk se përsa kohë që nëqoftëse në mënyrë të përkohshme janë në Tiranë dje i kapi fatkeqësia në Tiranë do të thotë që është primare dhe për ta rikthimi në normalitet. Pra nëse e bëmë këtë për çerdhet, kopshtet, shkollat do ta bëjmë këtë edhe për studentët. Kështu që në dallim nga QS dhe mjekësia ku ne kishim godina me hapësirë dhe ku të mjekësisë i transferuam tek inxhinieria. Në UB të 10-të godinat u rrafshuan, kështu që për këtë arsye kemi rekomanduar 2 masa, së pari kthimi mbrapsht sapo të kthehen në 6 janar sepse mbaron universiteti dhe shkolla këtë javë të marrin mbrapsht të gjithë pagesën e tyre mujore, ndërsa i rimbursojmë dhe me një shtesë tjetër për përballimin e qirasë”, tha Veliaj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME