Categories Lajme

Miratohet ligji për shkëmbimin e informacioneve mbi llogaritë “off shore”

Të enjten Parlamenti miratoi ligjin për shkëmbimin automatik të informacionit të Llogarive Financiare duke i hapur kështu rrugë shkëmbimit të informacionit edhe sa i takon një prej temave më të lakuara të vitit të kaluar, asaj të kompanive offshore. Në Shqipëri operojnë një sërë kompanish që janë të regjistruara në parajsa fiskale çka në shumë raste ka ngritur debate mbi transparencën. Në një reagim në rrjetin social Facebook lidhur me miratimin e ligjit Ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thekson se pikërisht miratimi i këtij ligji krijon kuadrin e nevojshëm dhe hap rrugë për shkëmbimin e informacionit mbi llogaritë offshore. Sipas Denajt kjo nismë ligjore na ndihmon në luftën kundër evazionit fiskal dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe bën realitet disa nga pritshmëritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë.

“Në prezantimin tim para deputetëve theksova se sistemi i këmbimit automatik të informacionit do të ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, do sigurojë verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve si dhe do të ulë evazionin fiskal. Rritja e integritetit të sistemeve, mbi të gjitha atyre tatimore, është interes i përbashkët i Shqipërisë🇦🇱 dhe partnerëve tanë strategjikë.

Qeveria Shqiptare bashkëpunon me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian dhe zbaton 41 marrëveshje të ratifikuara nga Kuvendi për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal” nënvizon Denaj. Ligji për shkëmbimin automatik të informacionit Ligji i ri synon krijimin e një mjeti efikas për realizimin e shkëmbimit automatik të informacionit, në zbatim të Standardit të Përbashkët të Raportimit dhe marrëveshjes shumëpalëshe të autoritetit kompetent për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.178, datë 9.3.2016. Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Kjo pasi, veprimtaria e evazuesëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

Autoriteti kompetent sipas ligjit është administrata tatimore. Kjo e fundit mbledh informacionin që raportohet nga subjektet që kanë këtë detyrim që janë ato financiare dhe që brenda datës 30 maj të vitit duhet të përmbyllin këtë proces. Po kështu në saktësohet mënyra sesi bëhet verifikimi i duhur për subjektet që do raportohen. Gjithsesi tatimpaguesit do të njoftohen kur llogaritë e tyre të kalojnë në procese verifikimi. “Institucionet financiare raportuese në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin të informojnë Mbajtësit e Llogarive mbi përpunimin e të dhënave të tyre personale në kuadër të procesit të Verifikimit të Duhur dhe detyrimit të raportimit të kryer në përputhje me këtë Ligj dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, përpara fillimit të procesit të raportimit dhe në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale” thuhet në nenin 6 të ligjit. Në të përfshihen elementë të konfidencalitetit si dhe masat administrative kur është bërë raportim i gabuar apo nuk janë respektuar procedurat dhe afatet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME