Categories Lajme

Miratohet udhëzuesi i Komisionit të Qendrës së Votimit

Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme miratoi një ndryshim në vendimin nr. 11, datë 25.03.2021 “Për mënyrën e ngritjes, organizimit, funksionimit të KQV-së dhe zhvillimit të zgjedhjeve në QV”. Gjithashtu, Komisioni Rregullator miratoi udhëzuesin e Komisionit të Qendrës së Votimit. Udhëzuesi synon t’ju vijë në ndihmë anëtarëve të KQV-së ku njohja, kuptimi dhe përvetësimi i procedurave të parashkuara në të, do të ndikojë në ngritjen e nivelit profesional e administrues të anëtarëve të KQV-së, zgjidhjen me profesionalizëm, paanshmëri dhe efektivitet të të gjitha problematikave që mund të krijohen gjatë ushtrimit të detyrës.

Udhëzuesi synon gjithashtu, miradministrimin e procesit zgjedhor dhe zbatimin ligjor të detyrave funksionale nga ana e komisionerëve të QV-ve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera nënligjore të KQZ-së. Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Për rregullat proceduriale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik nëpërmjet pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit (PEVM) në QV- të e ZAZ-së nr. 40 në Qarkun Tiranë, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 25 Prill 2021”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME