Categories Lajme, Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin kërkimor mbi ekonominë globale të mirëqenies (The Global Wellness Economy, 2019-2022). Ky raport vlerëson dhe rendit ekonominë e mirëqenies në 218-të vende të botës.

Disa nga fushat kryesore ku bazohet ky raport janë kujdesi personal dhe bukuria; ushqimi i shëndetshëm, ushqyerja dhe humbja e peshës; aktiviteti fizik; mjekësia tradicionale dhe plotësuese; shëndeti publik; mirëqenia mendore; mirëqenia në vendin e punës si dhe fusha të tjera të cilat lidhen më shëndetin dhe mirëqenien në tërësi. Mes 218-të vendeve të marra në studim gjejmë të renditur dhe vendin tonë. Të dhënat sipas raportit tregojë ekonomia e mirëqenies në vendin tonë, për vitin 2022, zë gati $1.3 miliard të tregut dhe kjo shifër vlerësohet në $463 për frymë. Krahasuar me vitin 2020, kjo vlerë shihet të ketë shënuar rritje si pasojë e rimëkëmbjes nga pandemia.

Sa i përket renditjes, Shqipëria zë edhe për këtë edicion vendin e 102 për madhësinë që zë në treg ekonomia e mirëqenies, për vitin 2022, ndërkohë renditemi në vend të 84-t për shpenzimet për frymë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta sa i përket vlerës së tregut të mirëqenies. E para në renditje është Serbia duke zënë vendin 72-të dhe ekonomia e mirëqenies për këtë vend vlerësohet në $3.7 mld. Bosnje Hercegovina është e dyta në renditje dhe madhësia e tregut të mirëqenies vlerësohet $1.5 mld. Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën. Në Kosovë tregu i mirëqenies për vitin 2022 është vlerësuar në $0.5 mld. Shtetet të cilat kryesojnë listën në këtë renditje janë vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia dhe Gjermania.

Sipas të dhënave të raportit, ekonomia e mirëqenie në Shqipëri për vitin 2022 në total vlerësohet se zë rreth 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Theksojmë se analiza bazohet në kërkime të gjera parësore dhe dytësore të kryera nga janari deri në shtator të vitit 2023, duke përfshirë rishikimet e literaturës, hulumtimin e të dhënave dhe intervistat me ekspertë. Burimet kryesore publike dhe private të konsultuara përfshijnë institucione të rëndësishme si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata Botërore e Turizmit, Eurostat, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grekut i sekuestrohen 30 kg kanabis në Kapshticë

Një operacion i përbashkët mes Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia Kufitare dhe Migracionit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Spanjë “Dua të vdes e bukur”, 25-vjeçarja Noelia Castillo që u hodh nga kati i pestë pasi u abuzua në grup

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi i automjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME