Categories Lajme

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.

Pas disa dekadash nën regjimin komunist, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët në fund të shekullit të XXI, dhe që atëherë ndërtesat gri të epokës komuniste janë zëvendësuar me peizazhet shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafenesh.

Për më tepër, plazhet e vendit janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Evropën. Ksamili – një fshat bregdetar në Rivierën Shqiptare – është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe influencuesit e udhëtimeve.

Plazhet me rërë të bardhë, deti i qetë dhe kasollet e kashtës në plazhe sigurisht që kanë një ngjashmëri të madhe me ishullin tropikal, dhe gjithashtu janë shumë më të përballueshme.

Një industri turistike në lulëzim – do të thotë – se në Ksamil tani ofrohet një përzgjedhje e gjerë hotelesh dhe akomodimesh alternative, ku disa dhoma të disponueshme i gjeni për vetëm 23 euro nata.

“Kur njerëzit shohin foto të këtij vendi, ata menjëherë mendojnë për Maldivet! Por, për fatin tonë, është shumë më afër”, tha një përdorues i TikTok “The Travel Mum” duke e vlerësuar Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm të pushimeve.

“Shtojeni atë në listën tuaj të destinacioneve për pushime në 2024”, tha një tjetër.

Aktivitetet e njohura përgjatë bregdetit përfshijnë zhytjet dhe notin – por nëse dëshironi të relaksoheni ka shumë karrige të vendosura përreth bregut ku mund të shijoni rrezet e diellit.

Kostoja mesatare e një birre është vetëm 2 euro, ndërsa vera priret të jetë e këndshme dhe e ngrohtë, me temperatura mesatare deri në 25 gradë Celsius.

Në Ksamil do të keni mundësi të zbuloni Rivierën Shqiptare, një zonë e bukur ende relativisht e paprekur nga turizmi ndërkombëtar, e cila krenohet me vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, qytetet dhe vendasit miqësorë.

Pikat kryesore turistike përfshijnë Lagunën e Kripës në liqenin e Butrintit, shpellën enigmatike të Kreshmoit dhe qytetin antik bizantin të Gjirokastrës.

Fluturimet drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranë nga Londra nisin nga rreth 70 euro.

Një qytet historik i vendosur mes maleve,

Tirana – një qytet historik i vendosur mes maleve – ia vlen të vizitohet për të shijuar një pushim të këndshëm në qytet, me ndërthurjen e saj të gjallë të së vjetrës dhe të resë që i jep një hyrje të shkëlqyer Shqipërisë përpara se të udhëtoni në pjesën tjetër të vendit.

Britanikët që mezi presin të largohen me pushime mund të kursejnë deri në 140 euro në pikat e e njohura turistike evropiane dhe destinacionet e plazhit.

ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME