Categories Lajme, Showbiz

Mirush Kabashi zbulon amanetin e Pirro Manit

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Pirro Mano, i madh e i vogël nga komuniteti artistik u bënë së bashku. Me qirinj në duar në formë simbolike, artistët e kishin të vështirë të mbanin lotët a emocionet për atë që ata e cilësojnë babain e artit shqiptar.

Regjisori Spiro Duni solli në kujtesë një moment teksa me mikun e tij Pirro, diskutonin për botën e përtejme. ‘Kur të shkosh atje lart, çfarë dëshiron të thotë Zoti, ç’kemi Pirro?’.

Të tjerë kolegë, bashkëpunëtorë ndër vite, a nxënës të tij, e kujtuan Pirro Manin si njeriun që Teatrit Shqiptar i vuri vulën me epokën e tij. Aktori i njohur Mirush Kabashi zbuloi dhe një amanet që Pirro Mani kishte pasur muajt e fundit, që të vendosej në gërmadhat e Teatrit Kombëtar.

‘Pirro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar’, u shpreh Kabashi. Mes tingujsh, nën dritën e qirinjve, në lotët e emocionet e miqve e bashkëpuntorëve, Pirro Manit ia dha përqafimi i fundit artistik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME