Categories Lajme

Mish pa vulë e certifikatë veterinare, AKU merr masa ndaj subjekteve në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka intensifikuar kontrollet në prag të festave të fundvitit. Gjatë kontrolleve  të ushtruara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës janë konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”’, si dhe në një subjekt me aktivitet “ njësi tregtimi mishi”’ janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “ mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve, si dhe janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjethi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg  biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.

Njoftimi:

Festat e fundvitit, AKU në gatishmëri për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës ka konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”’, si dhe në një subjekt me aktivitet “ njësi tregtimi mishi”’ janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “ mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve, si dhe janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjethi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.

AKU në prag të festave të fundvitit, do të qëndrojë në gatishmëri, duke intensifikuar kontrollet në mbrojte të shëndetit të konsumatorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME