Categories Lajme

Mish, plënc, presh dhe gështenja/ Amerikanët habiten me bagazhet e 2 shqiptarëve (FOTO)

Doganierët amerikanë kanë mbetur pa fjalë kur kanë zbuluar, disa produkte ushqimore që pasagjerët nga Shqipëria kishin me vete në bagazhe në dhjetor. Sipas medias amerikane, Patch.com, mish i gjallë, qengj i therur, salçiçe, plëndësa – ishin disa nga ushqimet që u sekuestruan në Aeroportin e Filadelfias në SHBA.

Sipas Zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, një qen zbulues çoi në sekuestrimin e gati 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në 19 dhjetor 2019.Inspektorët njoftuan për atë që kishte zbuluar në bagazhet e dy udhëtarëve që kishin mbërritur me avion nga Shqipëria. Gjatë një kontrolli të dytë, specialistët gjetën 6,2 kg mish të një kafshe të egër të panjohur, mish derri, kukurec të papërpunuar, 2,2 kg presh dhe 2 kg gështenja.

Megjithatë, mes gështenjave ata gjetën dhe dy insekte të gjalla, një Tortricidae, insekt i zakonshëm në Evropë dhe një Curculio, që kishte erë të keqe. Dogana i mbajti të gjitha produktet ushqimore dhe i la udhëtarët shqiptarë të lirë të vazhdonin vizitën e tyre në Filadelfia. Të gjitha produktet ushqimore të tyre u shkatërruar nga specialistët e Doganës. Specialistët e bujqësisë CBP në SHBA në veçanti gjatë festave i shtojnë kontrollet për produktet ushqimore të ndaluara që sjellin me vete udhëtarët nga vendet nga vijnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME