Categories Lajme

Mishi i pulës me salmonelë/ AKU kontrolle në disa biznese në Vlorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit. Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.

Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.

Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë. Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë. Gjithashtu, nëse e kanë konsumuar, mund të raportojnë rastin. Për këtë qëllim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, rajoni Vlorë, ka vënë në dispozicion numra kontakti për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

53-vjeçari vlonjat thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet ‘mat’ duke grabitur furgonin

Një 53-vjeçar është arrestuar sot (15 prill) nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në Shkodër: Pas vdekjes së adoleshentit, humb jetën në spital edhe 14-vjeçari që mbeti i lënduar

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Shkodër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 36-vjeçari nga Kosova del nga burgu, rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dashuri i qëlloi me armë bashkëshortin në sy të djalit të tyre, vendoset në pranga Melisa Hoxhallari

Melisa Hoxhallari është vënë në pranga nga policia pas plagosjes së bashkëshortit nga ana e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arratis nga burgu i Shënkollit, kapet pas dy muajsh 49-vjeçari

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, është arrestuar mbrëmjen e kësaj…

LEXO ME SHUME