Categories Showbiz

Miss Universe Albania, Paula Mehmetukaj (Foto)

@paulamehmetukajj @missuniversealbania 2020 @adorionspalace Contestant Miss Universe Albania Paula Mehmetukaj: “Pika më e fortë e bukurisë sime është guximi, sepse të guxosh nuk do të thotë që nuk ke frikë, por të vazhdosh të ecësh përpara pavarësisht frikës.”

“Bukuria mbi të gjitha është thjeshtësi”- nuk është thënie, jo, është kuptimi i emrit tim. Quhem Paula, dhe siç e thotë dhe emri im, që në vegjëli jam edukuar me thjeshtësinë e së bukurës, kulturës, edukatës, vullnetit për të marrë përsipër gjëra të pamundura dhe mbi të gjitha për të qenë mirënjohëse. Familja ime, gjëja më e shtrenjtë, përbëhet nga unë, mami, babi dhe gjyshja.

Babai im gjithë jetën përpos dashurisë për librat, dijen, korrektësinë, më ka ushqyer dashurinë për biznesin, degë të cilën e studioj dhe po e vë në zbatim. Im atë më ka mësuar të guxoj, të mos kem frikë nga asgjë dhe askush. Më ka mësuar që nëse ndjek principet e një njeriu të drejtë do ec vërtet në jetë. Ndërsa mami është balerinë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Ajo më ka ushqyer dashurinë për artin, baletin, duke arritur që unë të jem pjesëmarrëse dhe fituese e olimpiadave të ndryshme të baletit që fëmijë. Ajo ka qenë pjesë e Missit të parë shqiptar dhe këshillat, shtysën, mbështetjen kryesore për këtë kompeticion, e marr nga ajo. Nuk ekziston një njeri më perfekt që të më udhëheqë në jetë dhe kudo, shembulli ideal, mikja ime më e mirë. Ndërsa nëna është kujdesur për mua që fëmijë, më ka mësuar parimet kryesore të një njeriu fisnik, më ka mësuar dallimin mes së mirës dhe të keqes, etikën, kulturën, principet e një njeriu të lartë. Më shijojnë shëtitjet në natyrë me qenin tim, Toton, pasi i dashuroj kafshët dhe jam kundër keqtrajtimit të tyre. Jam një person social, i respektoj të gjithë, por njerëzit më të ngushtë pranë vetes i kam pak dhe saktë. Nëse do kisha një superfuqi, do vendosja buzëqeshje në fytyrën e gjithë fëmijëve dhe do fshija çdo lot nga sytë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME