Categories Lajme

Misteri i zhdukjes së alpinistit australian në Shqipëri, zbulohet mesazhi i fundit i turistit: Mendova se do të më vrisnin…

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e të riut, shtetas australian, që nga tetori i vitit të kaluar në Theth duke shqetësuar dhe alarmuar familjen e tij.

Gjatë trajtimit të rastit në emisionin me “Zemër të Hapur”, bëhet me dije se Cameron Twiss kishte qëndruar me çiftin Mikel Vuksanaj dhe Irene Gjoni, pronarë të një hoteli në Shkodër. Më 11 tetor, Cameron darkoi me pesë shqiptarë në shtëpinë e Mikel Vuksanajt. Katër të tjerët ishin bashkëshortja e Mikelit, dy nga nipërit e tij dhe një tjetër shqiptar që qëndronte me ta. Më 12 tetor, ai u vendos në bujtinën “Kol Gjoni” në Valbonë, i shoqëruar nga Mikel Vuksanaj dhe një nga nipërit e tij.

Më 13 tetor, rreth orës 05:30, Mikel Vuksanaj, nipi i tij dhe Cameron u nisën me një grup prej 50 shqiptarësh nga Tirana, drejt majës më të lartë në Shqipëri. Rreth orës 07:00, Cameron shprehu dëshirën për të shkuar direkt në Theth, në vend të itinerarit të planifikuar, dhe vendosi të ndahej nga grupi që do të ndiqte shtegun drejt majës. Ai pritej të mbërrinte në Theth rreth orës 11:00, për të ngrënë drekë dhe më pas të kthehej në Valbonë po atë ditë.

Atë ditë, Cameron shkëmbeu mesazhe zanore me dy miq dhe gjithashtu i dërgoi mesazhe zanore me përmbajtje të ngjashme një shoku tjetër. “”Mendova se do më vrisnin” Të gjitha mesazhet dhe informacionet rreth zhdukjes së shtetasit australian janë dorëzuar në Policinë e Shkodrës, por familjarët shprehen se autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes.

Të gjitha rrobat, laptopi dhe pasaporta e Cameron mbetën në shtëpinë e Mikel Vuksanajt, ku ai po qëndronte. Janë kryer kërkime intensive, si në terren ashtu edhe me dronë, për të parë nëse ai mund të kishte rënë diku, por pa sukses.

Vëllai i Cameron udhëtoi drejt Shqipërisë dhe u takua me shefat e Policisë në Shkodër dhe Bajram Curri, por ai thotë se ka shumë pak informacion në dispozicion. Lidhja telefonike e Cameron u bllokua disa ditë pas zhdukjes, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të hyrë në të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ Aksidenti në Greqi ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakavijë, arrestohet 34 vjeçari , banues në Fier

PKK Kakavijë, Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Rashë në tokë, njerëzit më shkelnin duke ikur”, dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë Vlorë – Një rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në…

LEXO ME SHUME