Categories Lajme

Misteri i zhdukjes së alpinistit australian në Shqipëri, zbulohet mesazhi i fundit i turistit: Mendova se do të më vrisnin…

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e të riut, shtetas australian, që nga tetori i vitit të kaluar në Theth duke shqetësuar dhe alarmuar familjen e tij.

Gjatë trajtimit të rastit në emisionin me “Zemër të Hapur”, bëhet me dije se Cameron Twiss kishte qëndruar me çiftin Mikel Vuksanaj dhe Irene Gjoni, pronarë të një hoteli në Shkodër. Më 11 tetor, Cameron darkoi me pesë shqiptarë në shtëpinë e Mikel Vuksanajt. Katër të tjerët ishin bashkëshortja e Mikelit, dy nga nipërit e tij dhe një tjetër shqiptar që qëndronte me ta. Më 12 tetor, ai u vendos në bujtinën “Kol Gjoni” në Valbonë, i shoqëruar nga Mikel Vuksanaj dhe një nga nipërit e tij.

Më 13 tetor, rreth orës 05:30, Mikel Vuksanaj, nipi i tij dhe Cameron u nisën me një grup prej 50 shqiptarësh nga Tirana, drejt majës më të lartë në Shqipëri. Rreth orës 07:00, Cameron shprehu dëshirën për të shkuar direkt në Theth, në vend të itinerarit të planifikuar, dhe vendosi të ndahej nga grupi që do të ndiqte shtegun drejt majës. Ai pritej të mbërrinte në Theth rreth orës 11:00, për të ngrënë drekë dhe më pas të kthehej në Valbonë po atë ditë.

Atë ditë, Cameron shkëmbeu mesazhe zanore me dy miq dhe gjithashtu i dërgoi mesazhe zanore me përmbajtje të ngjashme një shoku tjetër. “”Mendova se do më vrisnin” Të gjitha mesazhet dhe informacionet rreth zhdukjes së shtetasit australian janë dorëzuar në Policinë e Shkodrës, por familjarët shprehen se autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes.

Të gjitha rrobat, laptopi dhe pasaporta e Cameron mbetën në shtëpinë e Mikel Vuksanajt, ku ai po qëndronte. Janë kryer kërkime intensive, si në terren ashtu edhe me dronë, për të parë nëse ai mund të kishte rënë diku, por pa sukses.

Vëllai i Cameron udhëtoi drejt Shqipërisë dhe u takua me shefat e Policisë në Shkodër dhe Bajram Curri, por ai thotë se ka shumë pak informacion në dispozicion. Lidhja telefonike e Cameron u bllokua disa ditë pas zhdukjes, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të hyrë në të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME