Categories Lajme

Misteri/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve!

Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve familjare, Ilir Kurti ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për ta kontaktuar kanë qenë të pasuksesshme.

Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga një mesazh me përmbajtje shqetësuese dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë.

Mbrëmjen e djeshme, 19 shkurt, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës.

Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë. Paraprakisht dyshohet se ky Ilir Kurti mund të jetë hedhur në lumë

Familja kërkon ndihmë nga policia dhe iu bën apel qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të njoftojnë menjëherë.

Ilir Kurti mësohet se është i divorcuar dhe baba i një fëmije. Ai jetonte me nënën e tij në Skrapar.

Informacion paraprak

Dje, kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME