Categories Kuriozitete

Mitet false për çdo shenjë zodiakale. Nuk duhet t’i besoni më

Luani është egoist? Binjakët janë njerëz fals? Janë disa mite rreth shenjave të horoskopit të cilat nuk duhen besuar më…

Dashi është gjithmonë në luftë Kush njeh një person të shenjës së Dashit e di sa sa luftarak mund të jetë. Kjo nuk është një gënjeshtër në fakt, por duhet theksuar se kjo anë e personalitetit të tij del në pah vetëm kur i duhet të mbrojë vetveten.

Dembelizmi i demit Teknikisht nuk është se s’ka dëshirë të bëjë asgjë dhe të rrijë gjithë ditën në divan. Në fakt, është një person që i pëlqen të shijojë jetën dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga kënaqësitë e saj.

Dy fytyrat e binjakëve Energjia dhe kreativiteti i binjakëve rrjedh nga të gjitha poret e tyre dhe ndoshta e keni të vështirë të jeni në një hap me ta sepse ndryshojnë vazhdimisht. Kështu krijohet besimi i rremë se ata janë njerëz të rremë.

Brishtësia e Gaforres Mundohuni të sfidoni një gaforre dhe do të kuptoni se sa e gabuar do të jetë kjo bindje. Përballë vështirësive, një person i lindur nën shenjën e Gaforres është plotësisht i aftë të gjejë një forcë të tillë sa t’u ngjallë zili gojëve të liga.

Egoizmi i luanit Nëse mendoni kështu, me siguri nuk e njihni mirë një person të luanit, i cili është një nga shenjat më bujare të zodiakut. Është e vërtetë që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk do të thotë se është egoist.

Virgjëresha është josociale Virgjëresha ka një aftësi të veçantë të zgjedhë me kujdes njerëzit që meritojnë të jenë pjesë e jetës së saj. Nuk është josociale dhe nuk është e thënë që ka një rreth të ngushtë miqsh, thjesht i zgjedh mirë.

Falsiteti i peshores Peshores i pëlqen të jetojë qetë dhe nuk do thyerje, por kjo s’do të thotë se është një person i rremë. Është më e saktë të thuhet se diplomacia e saj e bën që të mos hyjë kurrë në konflikt dhe grindje të kota.

Përçmimi i akrepit Është një shenjë e zodiakut që nuk jep besim majtas-djathtas. Nuk është se ai përçmon të tjerët, thjesht i studion ata dhe i vlerëson nëse duhet t’u besojë apo jo.

Shigjetari është fëmijë Besimi se të lindurit e Shigjetarit nuk duan kurrë të rriten, është një legjendë urbane. Në fakt ata kanë shpirtra aventurierë dhe kjo i bën të mos pushojnë edhe në moshë madhore.

Bricjapi është i mërzitshëm E besoni apo jo, bricjapi është gjithmonë në gjendje të bëjë humor. Por është adhurues i anës praktike të jetës dhe kjo është arsyeja pse ka reputacionin e të qenit i mërzitshëm. Ashtu siç thotë edhe fjala e popullit ‘Në fillim detyra pastaj qejfi’, është edhe stili i jetës së njerëzve të lindur nën shenjën e Bricjapit.

Ujori është sipërfaqësor Nuk bëhet fjalë për të qenët sipërfaqësor, po për të përballuar vështirësitë me lehtësi, sepse Ujori është një transformator i cili përfiton nga të gjitha vështirësitë.

Peshqit janë të çmendur Që kur të qenit ëndërrimtar është një defekt? Peshqit kanë aftësinë e mrekullueshme të jetojnë në botën e tyre dhe për të ëndërruar me sy hapur. Dhe jo se janë të çmendur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME