Categories Lajme

Mjegulla përfshin Kukësin, Policia apel qytetarëve të tregojnë kujdes në Rrugën e Kombit

Orët e para të ditës së sotme u shoqëruan me praninë e mjegullës së dendur në rajonin e Kukësit. Dendësia më e madhe e saj ishte në ultësirën e Kukësit, për shkak të hapësirës së ujërave të liqenit të Fierzës, e cila përshkon rrugën e Kombit në më shumë se 40 km të saj nga Morini deri në Fushë-Dukagjin.

Në kushtet e pamjes së kufizuar, drejtuesit e mjeteve po tregojnë kujdes në shpejtësi të reduktuar dhe nën këshillimin e Policisë Rrugore që patrullon e këshillon në disa segmente të caktuara.

Fenomeni i pranisë së mjegullës është thuajse i përhershëm në periudha kohore të fundit të vjeshtës dhe fillimit të pranverës, ndërsa shihet edhe si shqetësim për shëndetin e qytetarëve duke ndikuar në irritimin e rrugëve respiratore , veçanërisht për fëmijët, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.A2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME