Categories Covid-19, Lajme

Mjekja dermatologe: Rënia e flokëve fillon dy muaj pas Covid\Shkakton 7 lloje të problemeve me lëkurën

Edhe pse mund ta kemi kaluar koronavirusin duket të tregojmë kujdes, sepse pasojat e tij shfaqen edhe në javët apo muajt në vijim. Sipas ekspertëve të mjekësisë janë të shumta dëmet që mund të sjellë ky virus në lëkurë si p.sh: shenja të kuqe si ato të djegies, gunga të vogla në sipërfaqe, gishtërinj të skuqur të këmbëve, flluska me ujë, tharje e lëkurës, kruajtje në pjesë të caktuara apo deri tek skuqje të syve (konjuktivit).

Mjekët dermatologë thonë se disa shenja mund të shfaqen që në fillim të infektimit dhe disa të tjera edhe pasi jeni shëruar. Sipas studimeve botërore të deritanishme vihet re se një problematikë shumë e hasur që lidhet me pasojat e koronavirus është edhe rënia e flokëve.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Indiana University School of Medicine dhe Survivor Corp”, më shumë se një e treta e 1,700 të anketuarve thonë se kanë pasur humbje të flokëve, pasi kanë kaluar COVID-19. E ftuar në “Wake Up”, mjekja dermatologe Monika Fida theksoi se rënia e flokëve fillon dy muaj pas Covid-it.

“Sot më shumë ne po shohim pasoja të Covid. Kjo do të thotë se përballemi më shumë me rënie flokësh, me tharje lëkurë, me lezione urtikarie, të cilët kërkojnë asistencën mjekësore natyrisht.

Rënia e flokëve është shumë karakteristike, e cila haset më shumë dy muaj post Covidit, çka tregon që folikujt e flokëve vuajnë shumë gjatë Covidit. Manifestimet janë vërejtur në 24 për qind të pacientëve kudo në botë, por edhe ne sot po i shohim në klinikat dermatologjike dhe në Qendrën Universitare. Janë shumë pacientë që po kërkojnë ndihmë mjekësore për rënien masive të flokëve.

Haset në të dy gjinitë dhe ato pacientë që e kanë kaluar më rëndë manifestojnë probleme më të mëdha. Ata që e kanë kaluar më lehtë kanë një rënie të lëkurës më të pakët”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME