Categories Lajme

Mjekja: Moshat e reja po shfaqin shenja të rënda prej covid

Covid nuk zgjedh! Mjekët në spitalin Infektiv tregojnë se javët e fundit po përballen me fluks të shtuar pacientësh që kanë nevojë për ndihmën e tyre dhe të sëmurë të moshave të reja, që po shfaqin shenja të rënda të  Covid.

“Janë të sëmurë që paraqiten nga simptomat mesatare deri në ato më të agravuara. Në këto ditë që jemi në një fluks më të ri të rasteve i kemi parë të gjitha grupmoshat. Duke filluar në nga 20-30 vjeçarët deri tek grupmosha e tretë. Në momentin që flasim relativisht mund të themi që janë të rinj, kemi një pacient në terapi intensive”, tregon mjekja infeksioniste Entela Kolovani.

Ecuria e Covid shprehet mjekja infeksioniste Entela Kolovani varet nga sëmundjet e tjera të pacientit dhe koha që ai paraqitet në spital. Rastet që të sëmurë me koronavirus shkojnë vonë në spital nuk mungojnë. “Nëse pacientët vijnë sepse kanë qëndruar gjatë në shtëpi me probleme sidomos respiratorë të rënda, apo janë të sëmurë që mjekohen me ilaçe komplekse, sidomos ato me probleme kardiovaskulare apo diabet, sigurisht që predispozita për të mos shkuar mirë është më e lartë sesa tek pacientët e tjerë, që janë më të shëndetshëm apo vijnë në ditët e duhura në spital”, u shpreh ajo.

Rregulli i artë i sëmundjeve infektive sipas mjekëve është parandalimi. Infeksionistja Kolovani përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik dhe për të mos neglizhuar mbajtjen e maskës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME