Categories Lajme

Mjeku Gëzim Xhepa publikon fotot: gripi ka qënë në Shqipëri që prej 15 janarit

Koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që prej datës 15-20 janar. Kështu pretendon mjeku Gëzim Xhepa referuar disa imazheve pulmore të pacientëve që kanë qenë të shtruar në Infektiv në këto data. Imazhet e publikuara nga mjeku i njohur Gëzim Xhepa, janë evidentuar nga kolegu i tij imazherist Renato Osmani. Xhepa ka publikuar fotot që tregojnë praninë e koronavirusit që në mesin e muajit janar.

Postimi i mjekut Gezim Xhepa

IMAZHET E JANARIT QË FLASIN PËR PREZENCËN E COVID-19 NË SHQIPËRI QË NË KËTË PERIUDHË

Të nderuar miq…!!! Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë Janar – Shkurt 2020…!

Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmani…, imazhëristit që ishte i pari, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!! Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!!

Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!!

Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!! Po ju ofroj pamjet imazhërike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të aitorit…!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME