Categories Lajme

Mjeku i njohur fiton betejën me koronavirusin

Alban Hatibi, Mjeku anestezit-reanimator në spitalin “Shefqet Ndroqi”,  ka fituar betejën me COVID-19. Ka qenë shefja e Reanimacionit në këtë spital, Alma Cani, e cila ka ndarë lajmin e mirë për mjekun. Në një postim në rrjetet sociale, Cani shkruan se Hatibi e ka fituar betejën me virusin vdekjeprurës, por bën apel për ruajtjen e masave. “Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!”, shkruan mjekja.

POSTIMI: Kenaqesi per mua tju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19! Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast!

Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem! Faleminderit te gjitheve per mesazhet pafund qe te gjithe ju miq, kolege, familjare, dashamires, pacient, te njohur e te panjohur qe nuk reshten gjate gjithe ketyre diteve si suport moral per te gjithe ne!  Kenaqesise tone i shtohet dhe fakti qe kthimi i Dr Albanit në kete arene lufte te pergjakshme qe ne po perjetojme, na jep force, besim e shprese qe ne sebashku do ja dalim! Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet te kuptojme e te jemi realist! Respektoni rregullat! Mbroni jeten tuaj dhe te te tjereve! Rrespektimi i rregullave nga ju eshte ndihme per jeten tuaj e forca jone! Mjeku Alban Hatibi u infektua me COVID pak javë më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Ai prej ditësh ndodhej i shtruar në spital në terapi intensive, por më në fund ka arritur të fitojë kundër virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME