Categories Lajme

Mjeku i njohur mesazh qytetarëve: Mbroni veten edhe doktorët. Jo frikë, mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg

Mjeku i mirënjohur pranë shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Pëllumb Pipero ka ndarë sot një mesazh ndërgjegjësues me qytetarët, ku ka theksuar se kjo sëmundje është shumë më e lehtë të parandalohet sesa të kurohet.

Pipero ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët duhet të kufizojnë lëvizjet e tyre e të ruajnë distancat sociale me njëri-tjetrin, në mënyrë që sipas tij, ndihma të shkojë tek ata që sot kanë nevojë për ndihmën e mjekëve më shumë se kurrë.

“Kemi komunikuar çdo ditë dhe prapë do të komunikojmë për shkak se epidemia e shkaktuar nga koronavirusi po prek pothuajse gjithë botën, na preku edhe ne.
Kemi nënvizuar disa herë se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, e kemi më të lehtë ta parandalojmë sesa ta kurojmë dhe për t’a parandaluar duhet doemos mirëkuptimi juaj, duhet mbështetja juaj. Mbroni veten, duke mbrojtur veten mbroni edhe të tjerët, na mbroni edhe ne. Madje na mbroni, t’iu japim më shumë ndihmë atyre që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik. Paniku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mjafton të kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Mos harroni të lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së bashku ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi”, -thotë Pipero

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME