Categories Lajme

Mjeku merr dozat e vaksinës për t’ia dhënë familjes dhe shokëve, gabimi që e nxori zbuluar (Foto)

Një mjek i identifikuar si Hasan Gokal dyshohet se ka vjedhur nëntë doza vaksine për koronavirusin për t’ua dhënë familjarëve dhe miqve. Gokal akuzohet për vjedhjen e dozave në një qendër vaksinimi në Houston të Teksasit më 29 Dhjetor, në momentet e para kur nisi dhe procesi në SHBA.

Prokuroria tha se pasi vodhi dozat, mjeku filloi të mburrej tek një koleg, i cili më pas u ankua tek menaxheri. Menjëherë pas këtij veprimi, spitali vendosi pushimin nga puna të mjekut. “Çfarë bëri ai është e paligjshme dhe do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, tha prokurorja, Kim Ogg. Ndërkohë nga ana tjetër, avokati mbrojtës i mjekut tha se vaksina do të kishte skaduar sidoqoftë.

“Doktori Gokal është shërbyes i dedikuar ndaj publikut. Ai u sigurua që dozat e vaksinës që do të kishin skaduar të shkonin tek njerëzit që i plotësojnë kriteret”, tha ai. Gjykata do ta marrë vendimin në ditët në vijim, ndërkohë që Gokal mund të përballet me një dënim prej 1 viti burg dhe një gjobe  4000 Dollarëshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME