Categories Lajme

Mjeku popullor Ylli Merja bën mrekullinë për 5-vjeçarin

Një 5-vjeçar nga Shkodra e cila luftoi me trombocitopeninë ka arritur që të dalë fitimtar ndaj kësaj sëmundje. Prindërit të trembur iu drejtuan specialistit të bimëve mjekësore, Ylli Merja. Ai nisi trajtimin e vogëlushit duke synuar në fillim përmirësimin e gjendjes së zorrëve. Përdorimi i barit të bletës, sherebelës, lule basami, lule bishtamithi dhe rrënja e sanzës ndikojnë direkt tek pikat e dobëta të shëndetit.

Merja tregoi për News24 se problem i trombocitopenisë është tek prodhimi i këtyre pllakëzave të gjakut në placën e kuqe kockore. Ulja e tyre krijon hemorragji të brendshme dhe hematoma të dallueshme në lëkurë. Shkak sipas Merjas është ushqimi jo i favorshëm, lambia, rrezatimet e ndryshme apo edhe mungesa e vitaminës K. Në pamundësi që familja e djalit të vogël të vinte në klinikën e Merjas në Tiranë, për shkak të bllokimit të rrugëve nga pandemia, ai e ka takuar vogëlushin në Shirokë. Atje ai sigurohet se djali është mirë dhe thotë se tani i ka të kënaqshme parametrat e gjakut dhe kryesisht të trombociteve.

Merja tha se duhet punuar me shëndoshjen e zorrës që ajo të përthithë siç duhet vlerat ushqimore e më pas të punohet në të gjitha drejtimet. Duke folur për raste të veçanta, përmendet Kosova si vend me shumë persona të prekur nga trombocitopenia, me shkaktarë të dyshuar pasojat e përdorimit të armëve, rrezatimet apo edhe lambia. “Kapja në kohë, pirja e një çaji në çdo vakt, janë ilaçi më i mirë.”-thotë Merja shpresëplotë në trajtimin e trombocitopenisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME