Categories Lajme

Mjeku Shqiptar jep lajmin e mirë nga Italia: Ja se cfarë do të ndodhë

Ky eshte mjeku shqiptar Alban Beltoja i cili ka vite qe punon në spitalin e Lodit në Itali, dhe ai ne nje lidhje direkte për News24, ka folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi. Ne fjalen e tij mjeku tha se megjithese shifrat e fundit tregojnë se trendi është në rënie, gjithsesi njerezit duhet të tregojnë kujdes maksimal, pasi virusi ka treguar se ne shume vende ai mund të cojë në kolaps. Por kur u pyet nëse mund të rikthehet vala e dytë e keti virusi ne forme më agresive, mjeku ka thene se mund të ketë valë të dytë, por mund të jetë më e lehtë nëse zbatohet rregulli i distancimit social. Pjese nga intervista:

I tre mbeni rikthimit të koronavirusit? Mjeku Beltoja: Ne të gjithë jemi të shqetësuar, por asnjë nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Përderisa nuk e kemi këtë siguri, nuk e di nëse virusi do të ketë agr. esivitet. Koeficienti i transmetimit të sëm. undjes në Lombardi është nën shifrën 1, pra që një i sëm. urë mund të infektojë më pak se 1 person. Numri i të prekurve është i ulët dhe nuk ka raste të rënda. Në shkurt dhe në mars izolimi dhe distancimi nuk ishin të plotë, ndërsa tani kjo gjë nuk ndodh më. Në shumë vende të Italisë është shumica e popullsisë e prekur, që do të thotë se ka fituar imunitet.

Thonë se virusi nuk është larguar, OBSH thotë se mund të ketë rikthim agr. esiv të virusit, ju si mendoni? Në situatën që ndodhemi, mendoj se ardhja e stinës së ngrohtë, ku mundësia për të ndenjur jashtë është më e madhe, masat e distancimit, mbajtja e maskave, do bëjnë të mundur që të ketë një riinf. eksion, por më të lehtë.

Virusi e ka dhënë provën se mund të përhapet me shumë lehtësi dhe më të pambrojtur janë mosha e tretë. Mund të rikthehet kolapsi? Italia e provoi njëherë, nuk ka ndërmend ta provojë sërish. Për momentin distancimi është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll virusin. Nuk shikoj tjetër gjë, virusi e dha provën e tij, nëse qarkullohet lirisht, është në gjendje të shkaktojë kolaps të vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME