Categories Lajme

Mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, jepet masa e sigurisë për mjekët dhe infermierin

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për dy mjekët dhe infermierin e Fierit, të cilët mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, i cili u vu në pranga para disa ditësh pas një atentati ndaj Talo Çelës ku mbeti edhe vetë i plagosur

Mjekut kirurg Julian Malaj iu komunikua masa “detyrim paraqitje” në spital ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa mjeku Ermal Gjeci dhe infermieri Bledar Berdalli u lanë në “arrest shtëpie”.

Një ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ‘turprojën’ e Dumanit, Henrik Hoxhaj. 40 vjeçari akuzohet për “armëbajtje pa leje, prodhim i armëve luftarake, dhe përkrahje e autorit të krimit.

Sakaq, shoqëruesja e Dumanit, Mirjeta Hajdini u la e lirë në masën “detyrim paraqitje”. Ajo deklaroi se e njihte Dumanin me emër tjetër dhe nuk kishte dijeni për të shkuarën e tij.

Dumani u kap gjatë një operacioni të RENEA-s dhe më pas u dërgua në spital në Fier për t’u transferuar më tej në Tiranë. Në rrugën Elbasan-Peqin pasditen e së martës ai mori pjesë në një atentat ndaj Talo Çelës i shumë kërkuar për grabitjen në Rinas i cili edhe kësaj here është larguar pas të shtënave.

Dumani është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020.Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën. Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. sherri mes dy ish bashkëpunëtorëve ka nisur pikërisht për 14 milionë eurot e vjedhura në Rinas në prill të vitit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME