Categories Lajme

Mjeteve të ndërtimit për HEC-in në Zall-Gjoçaj i vihet fl aka për herë të katërt, flet banori

Banorët në Zall-Gjoçaj i kanë vënë flakën për herë të katërt mjeteve të punës për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it në zonën e mbrojtur. Gazetarja e Fax News, Fjona Çela ka mësuar se ky revoltim i banorëve vjen si pasojë e një shkrese të bërë publike nga ana e Ministrisë së Turizmit, ku theksohet se zona ku po ndërtohen HEC-et nuk është më një zonë e mbrojtur, por një zonë ku mund të ndërtohet. Në prej banorëve hedh akuza të forta për qeverinë duke thënë se i kanë shkatërruar ujin me të cilin janë rritur shumë banorë, ndërsa për dy seancat gjyqësore që i kanë mbetur, shprehet se është i shokuar pasi gjykata është bërë ‘njësh’ me krimin.

“Kjo quhet mafia e re. Mafia e grabitjes që këtu e poshtë nuk ka më jetë se këta janë grabitësit. Atë pikën e ujit e kanë lënë pa gllabëru këta kriminela. Uji edhe këtu e sipër nuk pihet që me këtë ujë jemi rritur disa banorë në mijëra fshatra. Këta e kanë grabitur, e fusin në tunel dhe e çojnë pas malit. Ne atë burim e kemi quajtur ‘Gjura në meshk’. Aty po të shikosh është një gur që bëhet me myshk dhe rrëshket dhe atë e kanë lënë jashtë, nuk e kanë vjedhur. Këto pemët e drurët, të gjitha do thahen. Këtu është bërë baltë dynjaja se kanë hedhur graso, motorra, gjëra të prishura, të gjitha në ujë. Këta janë kriminelë e banditë.

Këta bëjnë edhe ligjin, edhe maliqin. I kanë vetë në dorë se mafia dhe shteti janë një. Rrugës kanë arritur që të blejnë ndonjë gjë me lekë sepse asnjë firmë të banorëve nuk ka. Ne jemi në proces gjyqësor me ta. Kur jemi ballafaquar atje, i thonin djalit të dajës që nuk je banor i zonës. Shpresojmë, por është si ajo që “gomari ka qenë në ëndërr dhe në të vërtetë po e hante ujku”. Ne na ka ngrënë ujku, por mendojmë që është ëndërr se gjykata është bashkë me krimin. Pa një vendim nuk duhet të kishte vazhduar punimi, por punëtorët po punojnë. Ato kamionat i kanë djegur banorët e zonës. Jam shumë i shokuar. Nuk e mbaj mend njëherë të jem sëmurur në këtë vend. Ishim boll fukarenj, por nuk na kapnin këto flamat e viruset që na kapin tani. Edhe këtë natyrë duan ta gllabërojnë. Këta duan vetëm që të japin një 300 mijë lekësh rrogë dhe të të blejnë”, tha banori.

Ndërsa një aktivist bëri thirrje që të gjithë të ngrihen të reagojnë për atë që e cilëson gjenocid mjedisor me pasoja të parikuperueshme.“Sinqerisht për mua është hera e katërt brenda 2 viteve dhe dua ti bëj thirrje atyre  pak shqiptarëve që i ka mbetur ndërgjegjshëmëri që të reagojnë në çdo lloj forme që janë nën kërcënimin dhe kanë leje të miratuara nga kjo qeveri dhe të tjera të kaluara. Personalisht, me këtë që pashë sot, këtu qenka bërë një katrahurë, një gjenocid mjedisor që ka pasoja të parikuperueshme”, tha aktivisti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME