Categories Lajme

Mjeti luksoz përplaset me shtyllën, shoferi arra.tiset, largon dhe makinën me karrotrec

Një automjet luksoz, tip BMW seria 7 është përplasur mbëmjen e së hënës me një shtyllë betoni të ndriçimin rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë-Poliçan. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit, rreth 30 vjeç, ka dalë nga makina zvarrë, ka hequr targat e mjetit dhe është larguar pas pak minutash me një automjet tjetër. Po të njëjtat burime konfirmojnë se 20 minuta më vonë në vendin e aksidentit ka mbërritur një karrotrec që ka lëvizur makinën nga vendngjarja.

Në vendin e aksidentit kanë ngelur vetëm pjesët e automjetit të dëmtuar, që duket se është përplasur në pjesën ballore. Burimet në vendngjarje konfirmojnë se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrrollin për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën. Nuk dihet ende se kush ka qenë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe largimit të tij nga vendngjarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME