Categories Lajme

Mjeti përplaset me shtyllën/ 6 të plagosur në Vlorë, mes tyre dy fëmijë, një grua në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë, Vlorë. Mësohet se një mjet tip ”Benz” taksi është përplasur me një shtyllë.

Bëhet me dije se në mjet ndodheshin 6 persona, përfshirë dhe drejtuesin e makinës. Si pasojë e përplasjes së mjetit me shtyllën, kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre dy fëmijë, përkatësisht 7 dhe 15 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore., nd/rsa raportohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak: 

Rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë, shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME