Categories Kuriozitete

Modeles së Youtube i merr policia Lamborghini-n, pas 190 gjobave të papaguara (Fotot)

Një “influencuese” ruse e rrjetit Youtube, siç quhet së fundmi komentuesit me shumë ndjekësa në rrjetet sociale, ka humbur makinën e saj Lamborghini pasi iu sekuestrua nga policia prej 199 gjobave të papaguara. 30 vjeçarja Nastya Ivleeva, e cila poston video në Instagram për 18.7 milionë ndjekësit e saj, pranonte se kishte humbur makinën e luksit pasi kishte marrë shumë gjoba trafiku. Revista lokale Life shkruante se Ivleeva, nga Moska, kishte akumuluar 199 gjoba të papaguara brenda një viti.

Shuma totale e gjobave të saj nuk konfirmohej por disa media thonin se arrinte deri në 20 milionë rubla ($258,800). Ivleeva – e cila njihet në Rusi si prezantuese televizive, ‘blogger’ e komentuese pas sekuestrimit të mjetit kishte paguar gjobat dhe ishte bashkuar me makinën e saj.

Në një prej videove të fundit, Ivleeva tregon me fytyrë të ngrysur nga kamera: “Ishte hera e parë në jetën time që ma morën makinën me tërheqje, Lambo-n tim, tani po pres radhën për të paguar gjobat dhe të bashkohem me të”. Rrjeti ‘Life’ thoshte se gjobat e saj shin për shkelje trafiku dhe parkimi, shpejtësi tej normave dhe kundravajtje nga më të ndryshmet.

Në një tjetër zhvillim ‘me Lamborghini’ nga Britania, një komentues i njohur në rrjetet sociale tha së fundmi se po hiqte dorë nga makina e tij pasi ishte shumë e kushtueshme për të mbajtur. Jay Swingler, i apasionuar ndaj makinave prej moshës së vogël, kishte blerë Lamborghini Aventador S Roadster që kur ishte 24 vjeç.

Jay tregon se më parë influencohej shpejt nga sendet materialiste dhe se “nuk njihte vlerat e vërteta të jetës” pasi ishte penduar që kishte paguar  $370,000 për Lambon. Përvec kësaj ai thotë se shpenzonte 2,700 paundë në muaj për ta mbajtur të siguruar, dhe rreth 2000 paundë per karburant.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME