Categories Covid-19

Modelet e flokëve gjatë pandemisë

COVID-i ka bërë që shumë njerëz, duke mos dashur të ekspozohen, të detyrohen të stilojnë vetë flokët e tyre. Shumë njerëz kanë eksperimentuar me flokët e tyre, duke u detyruar në një farë mënyre të bëhen parukierë të vetvetes.

2020-a u bë viti i prakticitetit dhe komoditetit dhe për disa njerëz, viti kur provuan modele të reja flokësh. “Shumë njerëz nuk i thajnë më flokët, nuk i shtrijnë apo t’i bëjnë me onde. Burrat nuk po përdorin më produkte për flokët – pothuajse të gjithë i lënë flokët të thahet natyrshëm dhe prapë duket mirë… ”, thotë Page Smith, stiliste në sallonin Bang. Kjo periudhë ka imponuar rregulla të reja – dhe shumë vendosën të eksperimentojnë me stilet e tyre.

“Shumë nga klientët e mi po punojnë nga shtëpia, kështu që nga videoja nuk mund të shohësh me të vërtetë mirë se si duken. Shumë gra kanë vazhduar të jenë në gjendje të presin flokët, por jo t’i ngjyrosin”, thotë Tyeler Helena, kosmetologe në sallonin Hudson Fouquet. Një tjetër prirje, janë flokët e shkurtra. Shumë gra po zgjedhin modele të tilla, duke u treguar më të guximshme. Interesante është se edhe pas pandemisë së gripit të vitit 1918, flokët e shkurtra u bënë modë.

“Tani, shumë gra që vijnë kërkojnë t’i presin flokët shkurt! Për arsye të ndryshme – nuk e dinë kur do të mund të vijnë përsëri; Kanë kohë t’i rrisin nëse nuk iu pëlqejnë, ose janë gati për diçka të re për shkak të kësaj pandemie” thotë Page Smith. Flokët natyralë janë gjithashtu në modë. Gratë zgjedhin t’i mbajnë flokët ashtu siç i kanë, duke mos u përpjekur t’i shtrijnë kur i kanë me onde dhe anasjelltas.

“Shumë njerëz i duan tani flokët natyralë. Ata që kishin flokë kaçurrela natyrale gjithmonë dëshironin t’i shtrinin, pasi nuk iu pëlqenin… Dhe tani vërtet shoh një prirje – njerëzit duan flokë natyralë, me kaçurrela apo të drejta! “, thotë Gina Rivera, në sallonin Phenix. Stilistja e modës dhe aktorja Gina Rivera vëren se ajo nuk ka parë ndryshime kaq drastike në tek njerëzit që ndjekin fushën e saj të karrierës.

“Shoh ndryshimin më të madh tek burrat në të vërtetë. Unë i quaj këto flokë COVID … të gjithë burrat që njoh i kanë rritur flokët! Ata kaluan nga e shkuarja në sallon çdo 2-3 javë tek lënia e tyre të zgjaten! “, thotë Gina Rivera. Shumë amerikanë – duke mos dashur të ekspozojnë veten dhe të tjerët ndaj ndonjë rreziku shtesë – preferojnë t’i presin flokët në shtëpi. Dhe aksesorët për prerjen e flokëve ishin në listën e shumë njerëzve për dhuratë në Krishtlindje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME