Categories Lajme

Mohimi i rinovimit të lejes së qëndrimit, autoritetet hedhin poshtë pretendimet e gazetares britanike

Në Shqipëri autoritetet hodhën poshtë pretendimet e gazetares britanike Alice Elisabeth Taylor se zyrtarët shqiptarët i anulluan përtëritjen e lejeve të qëndrimit për shkak të profesionit të saj dhe disa shkrimeve kritike ndaj qeverisë.

Një burim zyrtar i tha Zërit të Amerikës se vonesat në vendimin për ripërtëritjen e lejes lidhen vetëm me procedurat dhe se në këtë rast, ka patur disa shkelje nga ana e shtetases britanike. Sipas ligjit, sqaron burimi, aplikimi duhet të bëhet 60 ditë përpara skadimit të afatit të lejes ekzistuese, e cila ishte e datës 27 Janar 2019.

Ndërkohë që “dosja me aplikimin për rinovim të lejes së qëndrimit është paraqitur më 1 Shkurt, pra jo vetëm në shkelje të afatit, por dhe përtej skadencës së lejes ekzistuese. Në një situatë të tillë, zonjës i ka lindur detyrimi të shlyejë një gjobë prej 20,000 Lekësh”, shpjegon burimi zyrtar, duke shtuar se “mos shlyerja e detyrimit të gjobës, pengon hedhjen në portalin e lejeve të qëndrimit, për të nisur shqyrtimin e mirëfilltë të dosjes. Sipas procedurave, pas hedhjes në portal, dosja shqyrtohet edhe nga autoritetet e sigurisë”.

Po ashtu, një tjetër shkelje, sipas autoriteteve shqiptare, rezulton të jetë dhe fakti se “aplikimi është paraqitur nga një person tjetër, dhe jo nga vetë e interesuara. Po ashtu, rinovimi për leje qëndrimi është kërkuar për shkak të bashkëjetesës me një shtetas shqiptar. Me këtë motiv ajo ka marrë dhe lejen e mëparshme”, ishte shpjegimi që u dha për Zërin e Amerikës, duke saktësuar se “në rastin aktual, bashkëjetuesi ka ndryshuar dhe procedura kërkon që jo vetëm ky fakt të dokumentohet, por dhe të nisë një procedurë e re jo thjesht rinovim”.

I njejti burim zyrtar saktësoi se “autoritetet po presin plotësimin e kushteve ligjore që mundësojnë lëshimin e një leje të re e që janë: Aplikimi personalisht nga personi i interesuar; Pagesa e gjobës për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë dhe Dokumentimi i arsyes së re të qëndrimit, që pretendohet të jetë një bashkëjetesë e re me një shtetas tjetër shqiptar. Me plotësimin e këtyre kushteve, autoritetet përgjegjëse bëjnë vlerësimin dhe marrin vendim. Kjo është praktika që ndiqet, për çdo shtetas të huaj, pavarësisht profesionit që ushtron”, saktwsuan autoritetet./ VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME