Categories Lajme

Momente kur porta metalike godet për vdekje rojen, pse familjarët u lajmëruan me vonesë?!

Një portë doli nga shinat dhe i mori jetën rojës fatkeq. Ai mbeti i bllokuar për orë të tëra dhe askush nuk arriti t’i japë ndihmën e parë për ta shpëtuar.

“E përcolla burrin në darkë për në punë edhe iku. Në orën 12 më kanë sjellë burrin në arkivol në shtëpi”, u shpreh Naxhie Doçi, gruaja viktimës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 dhjetorit të vitit 2017 kur Sherif Doçi u nis për në punë, por nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Ai ishte roje në firmën e servisit të mjeteve të rënda, në lagjen “Dedej” në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Plagët e humbjes mbeten të hapura për familjarët, pasi askush nuk mbajti përgjegjësi për ngjarjen. Prokuroria nuk mori asnjë të pandehur. Hetimet u pushuan duke e cilësuar ngjarjen aksidentale.

Momente kur porta metalike godet për vdekje rojen, pse familjarët u

Kamerat e sigurisë treguan se i ndjeri qëndroi poshtë portës metalike nga ora 3:48 deri në orën 8 të mëngjesit kur u gjet pa shenja jete nga punëtorët e tjerë të firmës.

Nga ora 03:41:07 deri në orën 03:43:45 punëtori Sherif Doçi ndodhet në kabinën e tij, e pozicionuar në cepin e majtë të pamjeve filmike dhe porta e subjektit Rafaelo 2002 sh.a është e mbyllur plotësisht. Më pas pamjet filmike tregojnë tentativat e të ndjerit për të mbyllur portën elektronikisht dhe më pas mekanikisht përmes një shufre. Çdo veprim i tij është i regjistruar në kamera.

“Nga standardet duhej që dera të mbyllej elektronikisht dhe mekanikisht, nëse nuk mbyllej elektronikisht duhej të mbyllej në mënyrë manual”, u shpreh avokati Suad Idrizi.

Në orën e kamerave 03:48:31, porta del nga rrulat udhëzues dhe bie mbi punëtorin, të ndjerin Sherif Doçi.

“Policia ka kryer disa veprime shume të pakta, shumë të paqarta realisht dhe ky procedim penal nuk është marrë askush i pandehur. Nuk duhej të mbyllej me një vendim pushimi realisht sepse kur vdes një person të mos merret askush i pandehur të paktën një akt ekspertimi duhej të arrihej”, u shpreh avokati, Suad Idrizi.

Në vendngjarje u kryen veprimet e para hetimore, por askush nuk i informoi familjarët e të ndjerit. Prej orësh, ata kishin humbur kontaktet dhe ai nuk po kthehej në banesë sipas rutinës së përditshme./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME