Categories Lajme

Momente prekëse në homazhet për mjekun Muharrem Nonaj, kortezhi mortor ndalon në spitalin ku shërbeu për 45 vjet

Ditën e sotme qyteti i Çorovodës i ka dhënë lamtumirën mjekut të njohur Muharrem Nonaj. Mijëra qytetarë dhe zyrtarë të lartë të shtetit morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar për mjekun që u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Një nga momente më prekëse të homazheve ishte ndalimi i kortezhit mortor në spitalin e qytetit të Çorovodës, ku Muharrem Nonaj shërbeu me përkushtim për më shumë se 45 vite. Mjekë, infermierë dhe personeli i këtij spitali kanë përshëndetur për herë të fundit kolegun dhe mikun e tyre.

Dr. Muharrem Nonaj, i cili shërbeu deri ditën e fundit për qytetarët, nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Ai punoi në rrethin e Skraparit për më shumë se 45 vjet si mjek otorinolaringolog duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat në këtë specialitet.

Vitet e fundit për shkak të largimit të shume specialistëve nga rrethi i Skraparit Dr. Muharremi ka zgjidhur edhe shumë probleme të specialiteteve të tjera. Zemërgjerësia dhe përkushtimi ndaj pacientëve e kanë bërë Dr. Muharremin një figurë te dashur dhe të respektuar për të gjithë rrethin e Skraparit, qytetin e Poliçanit dhe atë të Beratit. Dëshmi e punës së tij dhe respektit të veçantë që kishte krijuar në gjithë qarkun e Beratit ishte pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në ceremoninë e lamtumirës.

https://streamable.com/aily2y

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME