Categories Lajme

Momenti kur aeroplani me 62 persona ngjitet dhe rrëzohet duke u zhdukur pa gjurmë

Vijojnë kërkimet për aeroplanin Boeing 737-500 që po fluturonte nga Xhakarta në Indonezi dhe u zhduk vetëm 4 minuta pas ngritjes. Në videon e publikuar në Twitter, shihen pamjet e faqes së njohur FightRadar, ku tregon se si aeroplani ngjitet deri në një lartësi të caktuar dhe më pas zhduket.

Sipas ekspertëve të aviacionit gjithçka ka ndodhur brenda 60 sekondave dhe aeroplani është rrëzuar nga një lartësi prej 3 mijë metrash. Ndërkohë, autoritetet indoneziane thonë se kanë gjetur vendin ku besojnë se aeroplani i pasagjerëve Boeing 737 u rrëzua në det menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta.

Avioni Sriwijaya Air kishte 62 persona në bord dhe sot janë gjurmuar sinjalet që mendohet të jenë nga regjistruesi i fluturimit të avionit. Më shumë se 10 anije janë vendosur tani në vend me zhytësit e marinës. “Ne kemi zbuluar sinjale në dy pika, kjo mund të jetë kutia e zezë,” tha shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME