Categories Lajme

Monedha euro ‘pikiatë’ në rënie të lirë, shënon nivelin më të ulët në 12 vjet

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun vendas, duke arritur një rekord të ri të 12 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i këmbimit të monedhës së përbashkët ndaj lekut që prej gushtit të vitit 2007, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë. Rënia e euros ditën e sotme lidhet me dy arsye kryesore:

-Së pari, euro ka rënë sot në bursat ndërkombëtar e kundrejt dollarit. Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Powell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare.

Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Powell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

-Së dyti, me fillimin e gushit rriten flukset valutore në vend, pasi përveç turistëve në vend vijnë dhe emigrantët. Tradicionalisht në gusht shënohet gjithnjë një forcim i monedhës vendase dhe tendenca është e pranishme për të paktën gjysmën e parë të gushtit.

Në të kundërt, dollari u rrit në tregun vendas, duke reflektuar mbiçmimin e tij në bursat ndërkombëtare. Një dollar u këmbye me 109.9 lekë me një rritje të fortë prej 0.83 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehet me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë. Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Oferta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në ketë tendencë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME