Categories Kuriozitete

“Monego” i kërkon qytetarit ta kthejë kredinë, ai tallet keq me ta

Një ish klient i institucionit mikrofinanciar ‘Monego’, është tallur keq me ta dje, në momentin kur ata ja kanë përkujtuar që ai ka kredi tek ta. Dje Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të mbyll dy institucione mikrofinanciare, ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’, që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.

Ndërkaq dje pak para se të mbyllej ‘Monego’, një klienti që kishte kredi tek ky institucion i është kërkuar që ta kthejë pagesën e borxhit. “Ju sot jeni 43 ditë në vonesë për pagesën e borxhit tuaj! Çdo ditë vonese e rrite shumën e obligimit tuaj. Paguani që të përmirësoni historiatin kreditor”, thuhej në mesazhin e dërguar nga ‘Monego’ në drejtim të klientit. E përgjigja e klientit ishte epike, kur pasi e mori vesh që ky institucion është mbyllur nga BQK.  Ju sot jeni mbyllur”, i ka kthyer përgjigje dje klienti ‘Monegos’ pak orë pas mbylljes.

Ndërkaq dje Gurvenaotri i BQK’së, Fehmi Mehmeti ka treguar se çfarë do të ndodhë me kredituesit që kanë kredi në ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’. Mehmeti ka thënë se procesi i likuidimit të kredive do të ndodhë. Guvernatori ka sqaruar se një person përgjegjës do të mbikëqyrë tërë procesin e likuidimit të kredive deri në procesin përfundimtar. Pra, të gjithë personat do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e BQK’së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME