Categories Lajme

Monika Kryemadhi vendos maskën dhe voton në zgjedhjet e LSI-së: Vetëm partia ma mbledh!

Në Lëvizjen Socialiste për Integrim, po zhvillohen votime për strukturat e reja. Votimet po zhvillohen online, por ka edhe disa persona që votojnë fizikisht. Monika Kryemadhi votoi nga selia e LSI-së në Tiranë, ku u shfaq për herë të parë në publik me një maskë mbrojtëse kundër Covid-19. Kryemadhi kishte refuzuar vendosjen e maskës në të shkuarën dhe u gjobit nga policia. Duket se numri i lartë i fataliteteve si pasojë e virusit, kanë bërë që Kryemadhi të vendosë maskën dhe të përcjellë mesazhin, se situata është rënduar në vend.

Partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër! Prapë mendoj se maska është element që mbahet në ambjente të mbyllura. Njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kërcënojnë. Duhet t’u ofrojmë shqiptarëve, optimizëm dhe forcë!” u shpreh  Kryemadhi. “Fitorja e LSI-së në 25 prill do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk do të jetë vetëm e LSI-së, por e të gjithë shqitparëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e madhe, të rinjtë na kanë dhënë një mesazh të fortë“, vijoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME