Categories Kuriozitete

Mont Saint-Michel, ku mungojnë mijëra vizitorë

E vetmja zhurmë që mbush rrugët shekullore të Mont Sant-Michel janë ato të kambanave të kishave. Ky ishull tërheqës, i ndërtuar mbi hapësira ranore në brigjet veriperëndimore të Francës, është mësuar të mbledhë 2 milionë vizitorë në vit. Tani është bosh dhe nëpër rrugë enden vetëm një grup i vogël banorësh, pronarë restorantesh, kafenesh e dyqanesh suveniresh, të cilat varen nga të ardhurat që sjellin turistët. Kryebashkiaku në ikje i komunitetit, Yan Galton, thotë se izolimi i shkaktuar nga COVID-19 ka hequr atmosferën kozmopolitane që krijonin turistët e huaj.

“Mont Sant-Michel po çlodhet, por nga pikëpamja ekonomike po e kuptojmë që është situatë e trishtuar, pasi turistët sjellin edhe një atmosferë të gjallë”, tha kryebashkiaku. Kisha u themelua në vitin 966, dhe në shekullin e 13-të nisi puna për kryeveprën arkitekturore, me muret e larta dhe kullat me spirale.

Dyndja e turistëve filloi në vitet 1980, pasi vendi hyri në listën e Trashëgimisë Botërore.  Në hyrje të qytetit është restoranti 132 vjeçar, “La Mere Poulard”, ku kanë drekuar njerëz si Pablo Picasso, Glenn Close dhe Coco Channel. 250 punonjësit e këtij restoranti janë përkohësisht pa punë, të mbuluar nga ndihma ekonomike që ofron qeveria. Sezoni i turizmit me dyndje fillon që në prill, por masat kufizuese në Francë do të vazhdojnë të mbeten në fuqi të paktën deri më 11 maj.

Por edhe pas asaj date, nuk dihet me saktësi se cilat do të jenë bizneset që do të rihapen, dhe nëse do të përfshihen apo jo pikat turistike. Mont Sant Michel ka qenë për shekuj një vend i shenjtë për pelegrinë. Edhe pse pandemia s’e ka ndalur punën dhe lutjet e pesë murgjve dhe gjashtë murgeshave, ata thonë që kjo përgjumje nuk i shkon për shtat ishullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME