Categories Showbiz

Morena Tabaku në telashe, akuza për këngëtaren: Mori veturë 200 mijë, tentoi ta mashtrojë doganën e Kosovës

Ajo është e njohur për veturat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta që i ka në dispozicion. Por, Morena Taraku ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver. Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e shoëbizt shqiptar, i ka rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur. Vetura sipas burimeve të Gazetës Express është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.

Dogana e Kosovës në një përgjigje ka konfirmuar se rastin e ka dërguar në Prokurori dhe se Morena është marrë në pyetje. Me këtë rast, për shkak të deklarimit të pasaktë, ajo është referuar nga Dogana në Prokurori, në të cilën thuhet se është marrë në pyetje. Gazeta Express ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës i cili ka thënë se nuk është në dijeni për rastin. Por, gjithçka është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Duke iu referuar rastit te trajtuar nga ju, ju informojmë se kjo veture është deklaruar si e re por duke u bazuar ne dokumentacionin është konstatuar se automjeti është i përdorur dhe se vetura nuk e gëzon trajtimin si veturë e re. Vetura ne procedure regjistrimin e pare e ka me date 22.07.2019 (mbi dy muaj nga tani). Pasi importuesi nuk deklaron sakte numrin tarifor dhe automjeti është i përdorur, nen dyshimin per pagese me te ulet te detyrimeve doganore dhe vlera e detyrimeve doganore e tejkalon shumen 5000 euro. Rasti per shkak te deklarimit te pasaktë te dhe shmangies se konstatuar mbi 5000 euro është referuar ne Prokurori nga Sektori i Hetimeve të DK-së.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME