Categories Lajme

Mori kallashnikovin dhe hapi zjarr në lokal, kush është beratasi me rrezikshmëri të lartë, kërcënonte qytetarët e iu vinte gjoba (Foto)

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 31-vjeçarit Kristos Vangjeli nga Policia e Beratit, pasi cilësohej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur mbrëmjen e 17 tetorit në Berat.

NGJARJA 31-vjeçari Kristos Vangjeli ka shkuar në një lokal në Bulevardin “Republika”, në Berat, dhe ka kërcënuar shtetasin Argjil Fishka, duke i kërkuar para në formën e gjobës. Ky i fundit nuk i është bindur dhe ka vijuar të qëndrojë në lokal me tre shokë të tij. Pak pas mesnatës, në lokal është rikthyer Kristos Vangjeli, i cili i armatosur me kallashnikov ka hapur zjarr ndaj Fishkës dhe miqve të tij. Fatmirësisht, ata nuk u kapën nga plumbat. Policia e Beratit u njoftua menjëherë për ngjarjen, por nuk mundi ta arrestojë 31-vjeçarin. Që atë mbrëmje, ai udhëtoi drejt Tiranës, ku u fsheh në zonën e Oxhakut, në banesën e hallës së tij. Falë gjurmimit, policia mundi ta lokalizojë dhe ta prangosë këtë të premte.Kristos Vangjeli konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi nën kërcënimin e armës u vinte gjoba personave të ndryshëm në Berat, por që këta nuk e denoncimin nga frika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME