Categories Lajme

Mos e blini këtë produkt në treg

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm.

“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 394243, për produkt “Filxhan me fibra bambuje”, të cilët pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”- njofton ISHMT, i cili shton se tashmë është ndaluar shitja e këtij produkti.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: FILXHAN ME FIBRA BAMBUJE
Emri i produktit në etiketë: BAMBOO FIBER MUG
Numri i artikullit: ZF-004M
Pamja e jashtme e produktit: 8.5 cm, 450 ml
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0491316000035

“Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë. “-njofton më tej ISHMT. Inspektoriati thekson se ka ndërmarrë një fushatë të rëndësishme në kuadër të garantimit të cilësisë dhe evidentimit e heqjes nga tregu të të gjithë produkteve pa standardin e duhur.

Sakaq, Inspektoriati njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Doganat, me qëllimin për të identifikuar produktet jo në konformitet, me mbështetjen e projektit “Humelica”. Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e efiçencës së bashkëpunimit midis dy institucioneve për të ndaluar vendosjen në treg të produkteve jo të sigurta, që nuk plotësojnë kriteret ligjore të detyrueshme sipas Legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME