Categories Lajme

Mos harroni çadrat! Rrebeshe shiu dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet e motit në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat te jenë dominante.

Përgjatë ultësirës perëndimore priten rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, kryesisht në vijen bregdetare. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere në zonat e hapura bregdetare. Ne majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore.

Ky destabilitet i atmosferes do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira konvektive s edhe shira ku here pas here do te jenë në formë shtërngate.

Problematike situata do te paraqitet ne zonat perendimore dhe jugperendimore nga stuhite e forta te erës dhe rrebeshet e shiut.

Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë ulje të ndjeshme të intensitetit të shirave si edhe rënie të temperaturave.

Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshm atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku vranesirat do të jenë dominante deri në mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te fortë.

Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave, por intensiteti i tyre do te jete më i
pakët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore.

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të sjelli në gadishullin Skandinav, Britaninë e Madhe dhe në Lindje të kontinentit mbizotërim të vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të dëborës.

Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe reshjeve të dëborës parqitet edhe Europa Qëndrore. Po ashtu në dominimin e një fronti të pasur me lagështir do të jetë pjesërisht rajoni i Ballkanit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje.

Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore do të jenë me mot të qëndrueshëm, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME