Categories Lajme

“Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane”, kryeministri Rama i përgjigjet sërish thirrjes së Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish thirrjen se ambasadores së SHBA, Yuri Kim për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 25 prillit. Rama tha se ka respekt për ambasadoren, por nuk është e nevojshme t’i kujtojë punët dhe detyrën e tij karshi ligjit.“Unë këtë ambasadorin britanik nuk e kuptoj pse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Kam shumë respekt për të, por nuk e kuroj pse është kaq i përfshirë. Po e them publikisht se ia kam thënë edhe personalisht. Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punë asnjë ambasador. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar.

Ligji është fare i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur që të shtihet edhe në administratë. Ligji bazohet në deklarimin dhe mbi kontrollin. Unë nuk kam shpresë që ju do ta mësoni sepse nuk doni që ta mësoni. Por po ua përsëris nuk e kuptoj dot akoma 30 vjet pasi e kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale ti kërkohet kryetarëve të partive pse njëri apo tjetri del që ka gënjyer.

Si mundet një parti të penetrojë nëpër dokumenta që bota i ka të mbyllura. Bota pas 5 vitesh të deklaron të larë, ke bërë cke bërë. Zgjedhja për të jetuar në demokraci është zgjedhja për të pasur të drejtën të gabosh pa u pushkatuar. Kjo është arsyeja pse PS, PD nuk e ka çuar në gjykatë kushtetuese që nuk ka gjykatë që këtë ligj e konsideron komform të drejtave, pro ka qenë një kompromis për të mos e çuar”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME