Categories Lajme

“Mos më vrisni”/ Rrëmbimi i 25-vjeçares nga terroristët në Izrael, babai i saj vajton para kamerave për kthimin e saj

Prindërit po kërkojnë me dëshpërim për fëmijët e tyre pasi një numër i panjohur i të rinjve izraelitë u masakruan dhe u rrëmbyen në Gaza nga terroristët e Hamasit.

Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, kishin marrë pjesë në një festë gjatë gjithë natës të premten mbrëma pranë Kibbutz-it (komuniteti kolektiv izraelit), afër kufirit. Ishte një nga vendet që u sulmua nga terroristët e Hamasit, të cilët u infiltruan papritur nga Rripi i Gazës.

Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që po rrëmbeheshin. Shumë nga këta njerëz janë vrarë ose rrëmbyer.

Ndër videot që qarkullojnë është ajo e 25-vjeçares Noa Argamani, e cila u rrëmbye nga terroristët e Hamasit teksa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke i lutur për jetën. “Mos më vrit”, bërtet ajo, pastaj niset rrëmbehet nga një person i armatosur me një motoçikletë.

Babai i vajzës i shkatërruar, tha për Channel 12 se ai po lutet për kthimin e saj të sigurt.

“Ne u përpoqëm ta kontaktonim që nga momenti kur dëgjuam sirenat. Pas rreth një ore, i dashuri i saj i dërgoi mesazh se gjithçka ishte në rregull dhe i shkruante: Do të kthehemi më vonë. Përgjigjja e tij më shqetësoi. Kështu që vendosa të shkoj në spital. Shkova në një nga zyrat dhe më njoftuan se nuk ishte lënduar. Ndërsa ne ishim në telefon na kontaktoi shoqja e saj e dhomës dhe na tha se kishte një video të saj në një motoçikletë dhe se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza”, tha zoti Argamami.

“Shpresoja se ajo kishte gabuar, se nuk ishte ajo vajza në video, dhe më pas në njësinë e kujdesit intensiv, një djalë erdhi tek unë dhe tha se kishte një video nëse doja ta shihja. Kërkova ta shihja dhe më pas pashë që ishte padyshim ajo. Ajo ishte aq e frikësuar. E kam mbrojtur gjithmonë dhe për momentin nuk mundem. Unë lutem që të kthehen të gjithë”, tha babai me lot në sy.

https://twitter.com/i/status/1710952850807828605

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME